KreuCelebrity

E infektuar me Covid; Fjoralba Ponari surprizohet nga i dashuri dhe familja!

Pak ditë më parë moderatorja Fjoralba Ponari tregoi se është infektuar me Covid. Ndonëse bukuroshja e ekranit mendonte se e kishte kaluar pak më parë virusin pandemik, duket se për Ponarin ky ishte një riinfektim.

Ndërsa moderatorja e “Më thuaj një dëshirë” ndodhet në shtëpi duke përjetuar simptomat e Covid-19 familjarët e saj dhe partneri Frençesko e skanë surprizuar poshtë ballkonit të shtëpisë së saj.

Në një video të postuar në llogarinë zyrtare të programit “Më thuaj një dëshirë” duken të afërmit, mikeshat dhe partneri i Fjoralbës teksa ndodheshin poshtë shtëpisë së pacientes simpatike, ndërsa një buqetë me lule të bardha hidhet drejt Fjoralbës nga njeriu i saj i zemrës.

U urojmë Fjoralbës shërim të shpejtë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF