Për të gjitha ardhurueset e aktorit Rege – Jean Page, erdhi momenti ta vënë shpirtin në paqe. Aktori me sa duket e ka finalizuar lidhjen e tij me Emily Brown. Sipas revistes italiane “Chi” çifti është fotografuar në Londër, në shoqërinë e njëri –tjetrit tek shkëmbejnë përqafime dhe puthje në rrugë.
Emily punon në fushën e marketingut, por gjithashtu ajo është dhe lojtare në ekipin e FBB Warrios të Londrës. 31 vjeçari, i cili ka një karrierë në ngjitje, përflitet se do të zërë vendin e aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit më të famshëm në botë James Bond. Ai është një nga aktorët më të dashur, veçanërisht për publikun femëror.



















