Tina Knowles ka vlerësim shumë të lartë për dhëndrin e saj, dhe këtë e dëshmoi fare qartë së fundit me letrën e gjatë kushtuar atij, mbushur me lëvdata dhe admirim. Ajo shpjegon mes rreshtave sesi Jay Z ka ecur shumë përpara në jetë dhe nuk ka lejuar që të të tjerët ta pengojnë suksesin e tij.
“Kjo është një letër dashurie për dhëndrin tim, Shaën Carter. Arsyeja pse po e shkruaj këtë letër është sepse kohët e fundit në “Super Bowl” ne ishim dëshmitarë të faktit që njerëzit me ngjyrë ishin ata që rrëmbyen skenën. Cdo person që performoi, Jazmine Sullivan, Her dhe The Weeknd shkëlqyen dhe na bënë krenarë. Nuk mund të mos kujtoj momentin kur Jay Z mori përgjegjësinë për “Super Bowl”, duke thënë se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë nëse nuk do të kishim dikë nga brenda që mund të merrte vendime. Kam lexuar të gjitha komentet e tmerrshme që njerëzit shkruanin. Por ai vazhdoi përpara. Kam vënë re dicka në lidhje me Jay dhe kjo është se nuk lejon që njerëzit t`i thonë të mos bëjë gjërat që ai e di se janë të drejta. Por pas shfaqjes së fundit të “Super Boël-it” nuk lexova një koment nga një person që të thoshte se ishte kënaqur dhe se Jay Z arriti të bënte tre njerëz me ngjyrë të talentuar të mbizotëronin skenën. Ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Ka vend për të gjithë.Sot Jay të përshëndes ty dhe vendimin tënd më të fundit në shitjen e 50% të aksioneve të kompanisë tënde. Kam parë aq shumë mirësi dhe bujari ekstreme nga ty sa që njerëzit nuk dinë asgjë! Keni pranuar publikisht kur keni bërë gabime në një mënyrë shumë të guximshme dhe me klas! Keni ndikuar tek djemtë e rinj me ngjyrë. Të dua shumë!”, shkruan nëna e Beyonce`s.



















