KreuCelebrity

E ka prerë biletën për në Gjermani? Cfarë po ndodh me Saimirin dhe Merin!

“Love Story” u kurorëzua me dashuri, ashtu sic edhe pritej prej tij. Saimiri zgjodhi të ketë në krah Merin, dhe në  “Daily Love Story”, foli për planet e  ardhshme me bukuroshen nga Elbasanit. “Ishte një natë plot me emocione. E di kur të bëhet ai lëmshi në fyt sepse me të dyja vajzat kam kaluar kohë shumë të bukura dhe të dyja kanë qenë vajzat më të mira të kastit. E kisha shumë të vështirë, ka qenë vetëm një eliminim nga ndjenja apo nga diçka e vogël që pata aty për momentin”,- tha Saimiri i pyetur për emocionet e natës finale.

Ai tha se e pati të vështira t`ia jepte lajmin Generdës. “ Më erdhi vërtetë shumë keq sepse kemi kaluar një kohë shumë të bukur, është një vajzë shumë e veçantë për mua”, tha Saimiri. Po si do vazhdojë njohja me Merin? “Ne do njihemi me njëri-tjetrin pa kamera dhe të shohim. Biletën për Gjermani nuk e kam prerë ende. Të shohim, të takohemi këto ditë, të kalojmë pak kohë bashkë, do rri edhe disa ditë këtu”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF