KreuCelebrity

Shtatzëna në të njëjtën kohë; Meghan dhe princeshë Eugenie janë mikesha të ngushta!

Meghan Markle dhe Princesha Eugenie tani mund të jenë larg fizikisht të ndara nga një kontinent, por të dy anëtaret e mbretërisë janë dukshëm emocionalisht më afër se kurrë pas lidhjes për shtatzënitë e tyre të ndërsjella.

Dy javë më parë, Princesha Eugenie mirëpriti një djalë të quajtur August Philip Haëke Brooksbank, fëmija i saj i parë me burrin Jack Brooksbank. Dhe vetëm disa ditë më vonë, Meghan zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi më parë kishte pësuar një abort korrikun e kaluar.

Një mik i familjes i tha People se ndërsa njoftimet e njëspasnjëshme për foshnjat mund të dukeshin sikur dy prej grave të njohura të familjes mbretërore po ‘garonin’ me njëra tjetrën,dyshja  në të vërtetë kanë qenë në kontakt gjatë gjithë shtatëzënësive të tyre përkatëse.

“Ato i dinë datat e lindjes së bebushave, kjo sepse Eugenie dhe Meghan kanë qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Këto kohë kanë tendencë për të afruar familjet bashkë. Ajo që është e bukur është që Eugenie ka fëmijën e saj pasi Harry dhe Meghan po bëjnë të tyren. Ata janë shumë afër”; shpjegoi burimi

Sigurisht, miqësia e afërt e Eugenie dhe Meghan nuk ka kuptim vetëm për shkak të shtatzënive të njëpasnjëshme, por kjo edhe  pasi Princi Harry dhe kushërira  e tij kanë pasur gjithmonë një lidhje të veçantë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF