Teksa Lady Gaga nuk ndodhej në Los Angeles, por në Romë, në setin e filmit të Ridley Scott i cili tregon aventurën e errët të vrasjes së Maurizio Guçi, porositur nga gruaja e tij Patrizia Reggiani, luajtur nga Gaga, pranë banesës së saj në USA kujdestari i qenve të Gaga-s është sulmuar nga persona të paidentifikuar.
Tre bulldogët francezë; Koji, Miss Azia dhe Gustavo ju besuan kujdestarit profesionist të qenve Ryan Fischer për këtë arsye.
Fischer mori katër të shtëna me armë në gjoks nga sulmuesit të cilët më pas rrëmbyen Kojin dhe Gustavon; ndërsa Mis Azia arriti të shpëtonte për momentin dhe pastaj të kthehej pranë Fisherit e lënë e vetme dhe e plagosur në trotuar.
Kur policia arriti, ata gjetën Fischer të vetëdijshëm, por duke marrë frymë rëndë dhe pranë Mis Azisë. I nxituar në spitalin më të afërt, Fisher duket se po shërohet. Ndërsa truproja i Lady Gaga shkoi në stacionin e policisë për të tërhequr qenin.
Bulldogët francezë janë kafshë veçanërisht të shtrenjta. Në Amerikë ato kushtojnë midis 1500 dhe 10 mijë dollarë dhe kjo është arsyeja pse ata shpesh rrëmbehen dhe më pas shiten në tregun e zi. Këngëtarja e famshme ofron 500 mijë dollarë për këdo që ka ndonjë informacion rreth qenve.



















