Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, por u raportua vetëm tani dhe menjëherë rrëmbeu vëmendjen e medias. Një 24 vjecar ka tentuar të hyjë me forcë në shtëpinë e yllit të reality show-t, Kim Kardashian në Hidden Hills të Kalifornisë. Kur rojet e sigurisë e ndaluan, ai ka nxjerrë një justifikim të habitshëm, duke thënë se duhet të takohej me Kim pasi ajo është bashkëshortja e tij! Cudia vazhdon me vendimin e policisë për ta lënë të riun të lirë pasi u morn ë pyetje, ndërsa në rezidencën e 40 vjecares, janë shtuar masat mbrojtëse. Kim së fundi është në process divorci me Kanye West, me të cilin kanë qenë të martuar prej shtatë vitesh dhe kanë bashkë katër fëmijë.
