Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej më shumë se dy vjeçare. Ndarja e çiftit ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa së fundmi në mediat online po komentohet romanca e re e aktorit Veshaj me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksia.
E ftuar në programin ‘Prive’ Jonida Maliqi ka folur hapur për ndarjen nga Romeo si dhe nuk ka hezituar të bëjë edhe një koment për lidhjen e re të ish-të dashurit të saj.
“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithcka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deridiku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhenie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie”; ka treguar Jonida.
Ndërsa sa i përket romancës së re së Romeos me Aleksian, Jonida u mjaftua vetëm me një fjali:
“I uroj jetë të lumtur çiftit!”



















