Emma Watson nuk do të heqë dorë nga aktrimi, edhe pse pati shumë spekullime në rrjetet sociale në lidhje me këtë fakt. Aktorja 30 vjeçare ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në The Daily Mail se kishte hequr dorë nga aktrimi, duke i dhënë fund karrierës artistike.
Vetë, menaxheri i aktrores Jason Weinberg, duke dënuar shkrimin e të përditshmes Daily Mail bëri një deklaratë me shkrim në Entertainmnet Weekly ku thuhej shprehimisht se profili mediatik i aktores është për momentin joaktiv, dhe jo i përditësuar, por karrriera e saj jo, ka theksuar ai.
Në llogarinë zyrtare në Instagram në bio shkruhet shpehimisht se “Faqja zyrtare e Instagramit e Emmës është përkohësisht joaktive, dhe jo e përditësuar”. Ndërsa si foto profili është vendosur thjesht një ikonë e zezë. Aktorja Emma Waston u bë e njohur për publikun në rolin e Hermonisë në sagën filmvave të Harry Potther. Filmi më i fundit i aktores ishte “Gratë e vogla” përkrah aktrorëve të njohur Meryl Streep, Laura Dern, Timothee Chalamet etj. Në nëntor të vitit të kaluar u shfaq për herë të parë në publik me të dashurin Leo Robinton, ndërsa konsumonin një kafe në Londër. Çifti u fotografua për herë të parë në tetor të 2019. Ata kanë qenë shumë të rezervuar dhe kanë qëndruar larg thashethemeve të shtypit roz.



















