Rudina Magjistari arriti ta hedhë pas krahëve sëmundjen që sot po i frikëson të gjithë. Për shkak të infektimit më koronavirus, ajo u detyrua ta drejtonte nga shtëpia emisionin e saj të pasdites në Tv Klan, e në disa raste, u ritransmetuan emisionet më të ndjekura dhe me tematika të veçanta. Por ndërsa duket mjaft mirë, ajo rrëfen se nuk pati dhe aq të lehtë sëmundjen, edhe pse duket falenderuese që gjërat nuk shkuan më keq.
Rudina rrëfeu se ishte treguar shumë vigjilente që në simptomat e para të Covid 19. “Te dashur ndjekesit e mi, ju faleminderit per mbeshtjetjen dhe mesazhet tuaja plot dashuri gjate kesaj periudhe covid, jo edhe aq te lehte, por qe mund te kishte qene shume me e veshtire, nese s’do kishim treguar vigjilence maksimale ndaj çdo mesazhi te trupit tone! Shihemi sot per te tjerat, live ne 17.00 ne @rtvklan ”, ka shkruar ajo.