Ndonëse programi “Më thuaj një dëshirë” që moderohet nga bukuroshja Fjoralba Ponari do ende një muaj që të mbyllë siparin, për biondet simpatike të ekranit ka ardhur një ofertë tjetër për një program të ri.
Duke qenë se këto ditë Ponari ka qenë e infektuar më Covid-19 ka patur më shumë kohë që të krijojë biseda virtuale me ndjekësit e saj në instagram dhe në një komunikim të tillë, mësuam se ka mundësi që së shpejti asaj t’i besohet një program i ri.
Njëra nga ndjekëset ishte kurioze të dinte se ku do ta shihte Fjoralbën pas “Më thuaj një dëshirë”:
“Si fillim faleminderit, por kemi dhe një muaj transmetim me “Më thuaj një dëshirë” dhe po, më është propozuar një projekt i ri, por nuk kam marrë ende asnjë vendim. Javën e ardhshme ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri.”; u shpreh moderatorja



















