KreuCelebrity

I dashuri me lule poshtë ballkonit të Fjoralba Ponarit: “ Shërohu se nuk shtyhet kështu”!

I dashuri me lule poshtë ballkonit të Fjoralba Ponarit: “

E infektuar për herë të dytë nga Covid 19, Fjoralba Ponari është izoluar sërish në shtëpi, ashtu sic bëri dhe shtatë muaj më parë. Por këtë herë, moderatorja e programit “Më thuaj një Dëshirë” është bërë si padashje, protagoniste e emisionit si `e ftuar` speciale e tij. Fëmijët, familjarët, miqtë dhe i dashuri, i bënë një surprizë që Fjoralbën e emocionoi aq shumë, sa nuk i mbajti dot lotët. Duke qenë se ajo është e dashuruar me koncertin e fundvitit në Vjenë, dy mikeshat Nevina dhe Argjira dhe stafi i emisionit u mbldhën poshtë ballkonit të shtëpisë së saj ku i treguan dy bileta në çift për ta ndjekur koncertin e ardhshëm nga afër dhe një mesazh emocionues dashurie në kohërat e Covid-19. Ndërkohë i dashuri, Francesko,bëri daljen e parë publike, dhe me një buqetë të madhe me lule në dorë i tha: “Shërohu shpejt se nuk po shtyhet më kështu.Më ka marrë shumë malli!”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF