KreuCelebrity

Dikur mikesha, sot urrehen “për vdekje”; c`ndodhi mes dy moderatoreve të njohura?

Sipas disa zërave që po shtohen gjithmonë e më shumë, Mediaset ka vendosur ta mbyllë dy muaj përpara «Live – Non è la d’Urso». Dhe spektakli mund të mos i nisë me ritransmetimet pas pushimeve veriore. I kujt është faji për këtë? Thuhet se gjithcka është pasojë e një klauzole të kërkuar nga Maria de Filippi, sipas së cilës Barbara d’Urso-s nuk i lejohet të merret me tema dhe të shfrytëzojë personazhe nga programet dhe transmetimet e saj.

“ La Sanguinaria” sic e quajnë, nuk e pëlqen aspak tentativën e koleges për të krijuar polemika si në rastin e  Grande Fratello Vip të Alfonso Signorini ( me të cilin d`Urso ka pasur kontakte thuajse të përditëshme). Ajo po kërkon të “ndahen” territoret, e madje sipas Dagospia po synon që Barbara me të cilën kanë qenë dikur mikesha,  “të sakrifikohet”. Sa e egër mund të jetë egoja profesionale!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF