Është hedhur në youtube spoti prezantues i intervistës së dhënë nga çifti Meghan dhe Harry për Oprah Winfrey, e cila pritet të shfaqet e plotë në orën 20 të datës 7 mars në gjigandin televiziv CBS.
Intervista e rrallë prej 90 minutëshe pritet të sjellë skena, retroskena dhe ngjarje, të cilat nuk janë pritur mirë nga familja mrbretërore. Gjatë këtij spoti Princ Harry i shpjegon Oprah Winfrey se iu desh të transferoheshin në Los Angeles, për arsyen e vetme, pasi kishte frikë se mos përsëritej historia, kjo duke aluduar mbi historinë e vdekjes së princeshës Diana. Princi pohoi se vendimi për të lënë familjen mbretërore dhe për të filluar një jetë të re krah Meghanit dhe djalit të vogël Archi, ishte nga më të vështirët të marrë deri tani.
Në spotin prezantues të intervistës ish-aktorja Meghan Markle shfaqet shtatëzënë, ndërkohë që Harry-in pohon frikën se mos historia përsëritej, duke aluduar për vdekjen e mamasë së tij, princeshës Diana. Spoti përfundon me frazën shokuese të prezantueses të mirënjohur Oprah e cila thotë se “Keni thënë gjëra dhe fakte tronditëse.” Vetë Meghani e cila shfaqet shtatëzënë, qëndron e heshtur tek dëgjon të shoqin që komenton mbi zgjedhjen e tyre për të jetuar larg familjes, ndërsa përfshihet në momentin që prezantuesja e pyet “Doje vetë apo të detyruan të heshtje”? Dhe për të mësuar përgjigjen do të duhet të presin 7 marsin. Sipas burimeve nga Buckingham Palace, mbretëresha do të mbajë një fjalim të shkurtër para publikut britanik para se të shfaqet intervista.