KreuCelebrity

Britney Spears publikon si rrallëherë foto të djemve, si duken ata!

Britney Spears u dorëzua dhe postoi si rrallëherë foto në krah të dy djemve të saj, Jayden 14 vjeç dhe Sean Preston 15 vjeç. Ata erdhën në jetë pas martesës me ish-bashkëshortin, Kevin Federline. Koha ka rrjedhur si pa e kuptuar dhe këtë këngëtarja e pranon dhe vetë, teksa në foto shihet sesi dy vogëlushët e saj, janë bërë në fakt, më të gjatë se ajo.

“Sa shpejt fluturon koha. Djemtë e mi janë të rritur tashmë. Jam shumë krenare për ta sepse janë të sjellshëm dhe zotërinj të vërtetë. Diçka mesa duket e kam bërë siç duhet”, ka shkruar ajo. Britney qe shprehur se e kishte parim që të mos publikonte foto të fëmijëve sepse do të respektonte privatësinë e tyre, duke i lejuar kështu që të prezantoheshin me botën atëherë kur e konsiderojnë vetë që ka ardhur momenti për ta bërë një gjë të tillë, por ja, nuk duroi dot dhe e shkeli dhe ajo rregullin e vet!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF