Hilaria dhe Alec Baldwin janë bërë prindër për herë të gjashtë! Ndonëse dyshja e famshme kanë mirëpritur në jetën e tyre bekimin e gjashtë në shtator të 2020-ës, ata e kanë mbajtur të fshehtë për publikun dhe vendosën ta ndanin lajmin e bukur me ndjekësit vetëm tani kur më i vogli i shtëpisë është në muajin e gjashtë të jetës.
Aktori i njohur Alex Baldwin dhe ish-instruktorja e fitnesit kanë dashur gjithmonë të kenë shumë fëmijë dhe aktualisht ata janë prindër të Carmen Gabriela, Rafael Thomas, Leonardo Ángel Charles, Romeo Alejandro David dhe djalin e vogël Edu.
Arsyeja që dyshja kanë zgjedhur ta mbajnë private shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të bebushit, me gjasë është për faktin se në vitin 2019, Hilaria u shpreh se ka kaluar dy aborte të njëpasnjëshme!