Vetëm pak javë pasi i shokoi fansat me pamjen e saj në pasarelën e Fendit në Javën e Modës në Paris, kur u diskutua për ndërhyrje estetike ( dhe jo fort të suksesshme), Demi Moore ka postuar në Instagram një foto ne te cilen shihet fare pa make up. Aktorja e famshme duket mjaft e relaksuar në krah në qenit të saj, dhe ngjan mjaft mirë, edhe pse një vështrim i kujdesshëm, sërish disa gjurmë ndërhyjesh serish do t`i gjente.
Duket sidoqoftë se në pamjen e saj të ekzagjeruar në pasarelë mund të ketë ndikuar dhe grimi i rëndë. Demi 58 vjecare, kujdeset mjaft për formën e vet fizike dhe ka qenë mjaft e përkushtuar pas stërvitjes.