Seksi dhe pa pikë ndroje modelja bukuroshe Emily Ratajkowksi ka postuar disa foto të nxehta në rrjet. Është në muajin e fundit të shtatëzanisë, por modelja ka pozuar përballë objektvit të fotokamerës e zhveshur plotësisht duke prezantuar barkun e madh, dhe jo vetëm kaq. Në foto vihen re dhe format e tjera trupore që kanë rritur ndjeshëm temperaturat në rrjet.
“Jemi vetëm unë dhe Renell Medrano në shtëpi në Nju Jork”- shkruan modelja ne Instragram. Emily pritet të bëhet nënë për herë të parë në fund të muajit mars, por nuk ka zbuluar asnjë detaj në lidhje me seksin e fëmijës. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht ka postuar foto nga shtatëzania, por pa hequr dorë nga sensualiteti që e karakterizon.



