Fotoja e saj u përhap me shpejtësi në Itali e përtej saj, duke u kthyer në simbol të sakrificave të punonjësve të shëndetësisë që gjendeshin në frontin e luftës kundër Covid 19. Infermierja Alessia Bonari, që punon në një spital në Milano, realizoi një selfie me shenjat e maskës në fytyrë dhe ajo foto shpejt u bë virale në internet.
Alessia ishte e ftuar në Festivalin e Sanremos, ku 23 vjecarja praktikisht shkëlqeu teksa përcolli një mesazh të rëndësishëm nga skena e Ariston. “Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën. Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, u shpreh ajo duke treguar se jeta e saj nuk ka ndryshuar dhe sërish është në spital, në krye të detyrës, duke luftuar cdo ditë me sëmundjen.


