KreuCelebrity

Nxehet keq Taylor Swift, probleme me Netflix-in!

Ka shërbyer thjesht një batutë që të ndezë një polemikë të zjarrtë midis këngëtares, fituese e shumë çmimeve Taylor Swift dhe platformës Netflix.“Nderron burrat më shpejt sesa Taylor Swift” ka qenë batuta e radhës në serialin “Ginny and Georgia”, që e ka nxhehur shumë këngëtaren. Seriali “Ginny & Georgia” i cili transmetohet në Neflix, ka në qendër një vajzë adoleshente dhe raportin me nënën e saj single. Seriali është nga më të ndjekurit e platformës. Megjithëse batuta e sugjeruar nga autoret nuk kishte për qëllim të tregonte se këngëtarja është pak a shumë e lehtë në lidhjet sentimentale,Taylori nuk mendon ashtu. Ajo menjëherë ka reaguar në Twitter duke iu drejtuar krijuesve të serialit, por që ka përfshirë në diskutim dhe vetë Netflix-in, duke e cilësuar batutën si shumë të ulët.

“Ej, Ginny & Georgia i ka telefonuar 2010-tës, ku kërkon t’i kthehen mbrapsh të gjitha batutat me ngjyra tërësisht seksiste.” – ka shkruar Swift, dhe më pas ka vazhduar”. “Çfarë mendimi keni të ndaloni të denigroni femrat që punojnë fort me këto pislliqe, që ju i quani si humoristike? Menjëherë në rrjetin Twitter është formuar hashtagu# RespectTaylorSwift, i cii është përhapur me shpejtësi, kjo dhe për vetë faktin që këngëtarja pop ka një numër shumë të madh ndjekësish, të cilët janë hedhur në mbrojtje të saj.