Pandemia e koronavirusit në Shqipëri nuk po kursen së fundi as moshat e reja, duke e bërë edhe më tragjike situatën në vendin tonë. Lajmi që tronditi sot qytetin e Beratit dhe jo vetëm ishte ai i shuarjes së një 27 vjecareje, Ariola Sakollari (Gjeçi) e cila u prek nga sëmundja tre javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të qytetit të saj. Por gjendja shëndetësore e 27 vjecares u përkeqësua dhe ajo u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Ajo nuk mundi ta fitonte betejën me vdekjen. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti dhe po përgatitej për dasmë.
