Floriana Garo jeton prej vitesh në Gjenevë të Zvicrës me familjen e saj, por së fundi do ta gjejmë në Tiranë dhe arsyet janë politike.
Sipas tiranapost.al, ish moderatorja e Tv Klan, do të jetë pjesë e fushatës së Lulzim Bashës. Në intervista të ndryshme nga ekranet shqiptare, ajo vetë nuk i ka fshehur rezervat ndaj qeverisjes aktuale. “E shoh me një politikë-bërje shumë problematike që e dëmton çdo ditë e më shumë popullin. Një sistem të korruptuar që vetëm do t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum, e me njerëz të lodhur që janë të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. E shoh me një dëshirë të zjarrtë të bëj diçka për ta ndihmuar situatën të ndryshojë. Zvicra më ka bërë të mendoj kështu, pasi bëj krahasimin. Këtu populli ka rëndësi, atje jo”, pati thënë në një intervistë përpara disa kohësh, dhe tani po përflitet se mund të jetë ndoshta kandidate për deputete në Tiranë.

