Intervista e Harry-t dhe Meghani-t me Oprah, nxorri në dritë shumë të “palara” të familjes mbretërore britanike. Fatkeqësisht për aktoren amerikane, Buckingham Palace e kuptoi c`po ndodhte që përpara se intervista të bëhej publike, dhe mori masa. Kështu, pasi dukesha “u qa” se i kishte mbijetuar një periudhe shumë të vështirë gjatë kohës që ishte në Britaninë e Madhe, kanë nisur të shfaqen ish të punësuar të cilët janë gati te betohen se janë trajtuar tmerrësisht keq prej saj.
Një ish asistent, deklaroi për The Times se princi Harry dhe e shoqja janë dy “tiranë skandalozë”. Edhe nëse Meghani i mohon akuzat, Pallati njoftoi se do të nisë një anketim të paprecedent për të verifikuar akuzat- duka pasur parasysh sesa të rënda janë pretendimet se Meghan ka dhënë prova të një “mizorie të madhe emocionale”. Mësohet se janë gati 10 asistentë shumë profesionistë, të cilët po presin në radhë që të dëshmojnë kundër dukeshës se Sussex.



















