Fustani i Elodie i intrigoi shumë ndjekësit e Sanremos. I derdhur pas trupit, elegant dhe një të carë në anë, ai bëri që këngëtarja ( e cila ishte dhe bashkëprezantuese), të shkëlqente duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Pati megjithatë dhe një detaj tjetër që e drejtoi dhe më shumë dritën e prozhektorëve mbi protagonisten e mbrëmjes. Pak pasi përshëndeti Amadeusin, Elodie kuptoi se kishte hujmbur njërin prej vëthëve të saj.
E nuk ishin vëthë të cfarëdoshëm, por pjesë e koleksionit `Serpente` të Bulgarit, me diamantë e smeraldë që vlejnë jo pak, por 45 mijë euro! Fatmirësisht, Amedeus arriti ta gjente e t`ia kthente prezantueses, që padyshim, do të jetë shqetësuar mjaft në ato momente!