Priyanka Chopra ka një diferencë moshe prej 10 vitesh me bashkëshortin e saj, Nick Jonas. Por ai është i dashuruar kokë e këmbë, dhe lidhja e tyre duket më e fortë se kurrë. Aktorja 38 vjecare rrëfen se cifti ka bërë një pakt.
Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se nëse janë duke punuar në shtete apo kontinente të ndryshme, nuk do të qëndrojnë më shumë se tre javë pa e parë njëri-tjetrin. Priyanka është e bindur se kjo “recetë” funksionon, ndaj deshi që ta ndante me të gjithë dhe prova është vetë lidhja e saj me Jonas, ku shumë i konsiderojnë si ciftin perfekt!



















