KreuCelebrity

Shtatzënë dhe pa asnjë mjekim, Eliona Pitarka rrëfen si e kaloi Covid 19!

 Eliona Pitarka qenka prekur nga Covid 19 gjatë shtatzanisë dhe këtë e rrëfeu gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram. Aktorja tha se fatmirësisht kishte pasur shumë pak simptoma dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh. Duke qenë se ishte në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, ajo nuk ka mundur të marrë asnjë mjekim për koronavirusin.

“Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime,”- tha ajo. Po rrezik për bebin? “Jo, shyqyr Zotit e kalova shumë lehtë dhe në muajin e shtatzënisë që ndodhesha nuk kishte asnjë rrezik për bebin pasi ka qenë totalisht i formuar!”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF