Pamela Anderson kërkon një fillim të ri në krah të bashkëshortit të saj (të fundit), të cilin e kishte truprojen e vet. Aktorja ka nxjerrë në shitje rezidencën e vet në Malibu dhe do të zhvendoset tek gjyshja në Kanada.
Në këtë mënyrë, ajo ka zgjedhur ta lërë famën pas e të kthehet në veri, atë ku filloi gjithcka. Ylli i ekranit kërkon qetësinë dhe këtë shpreson ta gjejë në Vancouver Island, pranë vendit ku lindi.
“ Është koha të kthehem në origjinën time. Jam e dashuruar dhe jam martuar me njeriun që më deshi zemra”, thotë aktorja e njohur. Shtëpia ku do të qëndrojnë është e gjyshes së saj, të cilën Pamela e ka blerë përpara 30 vjetësh. Tani, do ta rinovojë për t`u zhvendosur atje me të shoqin 40 vjecar, Dan Hayhurst.



















