Kërceu, këndoi, me harenë e saj i bëri të gjithë për vete në Sanremo. Por historia e jetës së Elodie, është e trishtë. Ylli i mbrëmjes së dytë të Festivalit të 71-të Sanremo, e rrëfeu atë në një monolog të mbushur me emocione.
Elodie Di Patrizi lindir në vitin 1990, e u rrit në një lagje në periferi të Romës. Me një baba italian, artist rruge, dhe një nënë franceze, ish-modele dhe kubiste, jeta e saj i ngjason një filmi. Prindërit, që të dy të varur nga droga, u dnanë kur ajo ishte 8 vjec. “Unë shkoja në shtëpi dhe nuk kishte ujë të ngrohtë, nuk mund të studioja, u përpoqa të mbroja motrën time që është tre vjet më e vogël se unë. U përpoqa të mos e lija atë të kuptonte se sa gjëra të këqija ishin. Një situatë që më bëri nervoze, më shkaktoi një zemërim të madh, por që kurrë nuk më bëri të ndihem e mposhtur”, tha këngëtarja për Corriere della Sera, ku tregoi sesi ishte rritur mes shitësve të drogës, alkoolistëve e agresorëve seksualë, dhe sesi për t`u qetësuar, kishte nisur të tymoste që 12 vjec. “Ti ndihesh e ndyrë, kjo është e vërteta. Është një kontekst që rrezikon të të përfshijë. Ne nuk studiojmë, askush nuk bën asgjë, askush s’të pyet për notat. Prindërit e mi nuk shkuan kurrë për të biseduar me një profesor. Unë kam bërë vetëm 8 vite shkollë dhe më janë dashur vite për ta thënë: Më vinte turp, si të isha një hajdute”, është shprehur ajo.



















