Drenusha Xharra një ndër emrat më të njohur të modës në Kosovë, e jo vetëm është bërë nënë për herë të parë. Stilistja e njohur ka mirëpritur në jetën e saj vajzën të cilën e ka quajtur Zoi.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Drenusha në rrjetin social instagram ku bashkangjitur fotos së të porsalindurës shkruan:
“Mrekullia ime Zoi Xharra”
Emrin e bebushes mami e re e kishte menduar prej shumë kohësh ndaj ende pa ardhur në jetë vajza Drenusha e ka zbuluar emrin Zoi si përgjedhjen që ajo ka bërë për bebin.



















