Pas fejesës, Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë, thotë panorama.al, e cila i referohet një pohimi të bërë nga vetë Selvija gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale. E pyetur se kur e kanë në plan që të martohen, Selvija është përgjigjur: “Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë”. Nga vazhdimi i bisedës, kuptohet se ata e kanë bërë kurorëzimin ne xhami, që në gjuhën fetare quhet “nikah”.
Më tej brunia simpatike tregon se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën e saj. “Kush e njeh mamin e Shpatit e di se për çfarë mbretëreshe kam folur. Jemi shumë të afërta. Për mua është heroinë, engjëll”, – ka shkruar ajo.



















