KreuCelebrity

Presidenti Meta nderon tre gazetaret e njohura: “Shembuj të përkushtimit”!

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne, tre zonja gazetare të spikatura, Afërdita Selimajn, Violeta Durin dhe Iva Hoxhën. Kreu i Shtetit dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” Afërdita Selimaj, me motivacionin: “Me mirënjohje për kontributin e vyer si gazetare dhe drejtuese e Departamentit të Informacionit në ‘Radio Tirana’. E para grua në krye të Lidhjes së Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë, e cila me zërin e saj të spikatur dhe aftësinë në drejtimin e emisioneve të lajmeve, u shndërrua në njërën prej figurave më të ndjekura në valët e ‘Radio Tiranës’, brenda dhe jashtë vendit.”  Violeta Duri, u nderua gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të merituar për punën dhe angazhimin profesional si gazetare radiofonike. Një nga profesionistet më të dashura për dëgjuesit e ‘Radio Gjirokastra’ në jug të vendit, si dhe për kontributin e spikatur në fushën e gazetarisë, jo vetëm nëpërmjet edukimit universitar të brezave më të rinj, por dhe për gjurmët e lëna në shtypin e shkruar, përmes artikujve të botuar dhe punës si redaktore e shumë emisioneve radiofonike.”  zonja Iva Hoxha u çmua me Titullin ‘Naim Frashëri’, me motivacionin: “Me mirënjohje për prezantuesen ikonë përgjatë tri dekadave të ‘Televizionit Publik Shqiptar’, Me aftësitë e saj shprehëse dhe shqiptimin e pastër, hyri jo vetëm në shtëpitë e çdo shqiptari, por edhe në zemrat dhe mendjet e tyre, duke u shndërruar në simbolin e emisioneve të përditshme informative.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF