Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja Edita do të bëhen sërish prindër. Pas vogëlushes Bella, çifti i njohur nga Kosova janë në pritjen e ëmbël të bekimit numër 2.
Burime pranë çiftit kanë zbuluar për ‘Prive.al’ se stilisti i njohur do të bëhet sërish baba i një vajze që pritet të vijë në jetë pak muaj më vonë.
Kujtojmë që Valdrini dhe Edita përjetuan për herë të parë emocionin e të bërit prind më 10 prill 2018, teksa mirëpritën në jetën e tyre vogëlushen Bella.



















