KreuCelebrity

Akuzat e Meghan Markle, në Angli thirrje për hetim ndaj familjes mbretërore!

Meghan Markle tronditi Britaninë e mbarë botën me intervistën e saj, ku rrëfeu sesi kishte qenë aq e dëshpëruar saqë kishte menduar vetëvrasjen. Dukesha është ndier e bullizuar në familjen mbretërore, dhe nuk kishte mundur ta përballonte atë situatë. Ajo për më tepër tha se ishte përballur dhe me “ shqetësimet sesa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre Archie”.

“Ata nuk donin që ai të bëhej princ ose princeshë, sepse ende nuk dihej gjinia në atë kohë, ndryshe nga ç’parashikon protokolli dhe atij nuk do t’i ofrohej mbrojtje… Në atë kohë më vinte turp ta pranoja ose t’i thoja Harryt, duke e ditur sa shumë humbje kishte pësuar vuajtur ai. Por e dija që nëse nuk flisja, do ta bëja. Thjesht nuk doja të jetoja më”, u shpreh ajo.  Por partia laburiste në Angli ka kërkuar pas kësaj interviste fillimin e një hetimi mbi pretendimet e dukeshës, duke i përshkruar problemet e racizmit apo të shëndetit mendor të ngritura prej saj, si jashtëzakonisht serioze për t`u kaluar pa vëmendje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF