Fansave i ka rënë në sy menjëherë fakti që Enca ka shtuar mjaft në peshë. Kjo u vu re edhe në videoklipin e fundit të këngëtares, dhe padyshim, shumë janë bërë kuriozë se cfarë e shkaktoi një luhatje kaq të madhe brenda një kohe të shkurtër. Përgjigjen, ajo e dha vetë në rrjetet sociale. “Qëkur theva këmbën rreth 2 muaj më parë më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kg. Tani 5 prej tyre i kam hequr, por po vazhdoj të përpiqem. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre. Me ose pa 10 kg jam ende po e njëjta”, ka shkruar Enca.



















