Joni, gëzimi i parë i moderatores Arbana Osmani feston sot ditëlindjen e gjashtë. Pasi i ka porositur një tortë me lego (lojën e preferuar të Jonit), mami Arbana ka bërë një ‘udhëtim’ në kohë përmes fotosh në periudha të ndryshme të gjashtë viteve me të birin.
Imazhe nënë e bir, të cilat Arbana nuk i kishte ndarë më parë me publikun bukuruan instagramin e saj këtë mëngjes teksa uron të birin me fjalë zemre.
“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni. Happy birthday jeta ime”; shkruan moderatoeja përbri fotove në të cilat ‘jetojnë’ kujtimet e bukura me bekimin e parë të saj.
Joni është djali i parë i Arbana Osmanit, ndërsa pak muaj më parë ajo u bë nënë për herë të dytë me një tjetër djalë të cilin e ka quajur Diell.



















