Nuk ka mundur t’i mbijetojë infektimit me Covid-19 bashkëshortja e aktorit të humorit Muharrem Hoxha.
Fatkeqësisht zonja Jalldiz Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas komplikacioneve të shkaktuara nga infektimi me koronavirus.
Sipas informacioneve për mediat, ajo do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Bordo i shpreh ngushëllime aktorit Muaharrem Hoxha për humbjen e madhe.



















