
Këngëtarja pop Selena Gomez ka dhënë një intervistë ndryshe në revistën Vogue. Popstarja 28 vjeçare rrëfen në këtë intervistë të gjatë, e cila shoqërohet me një set fotografish shumë të bukura nga shtëpia e këngëtares, për jetën e saj gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, për shqetësimet bipolare me të cilat po përballet dhe për një mundësi për tërheqjen nga skena dhe nga muzika. “Mendoj se herën tjetër do të bëj një album ndryshe. Dua të bëj dhe një tentativë të fundit, mbase tërhiqem nga muzika”. Ka rrëfyer këngëtarja për Vogue. “Është e vështirë të bësh muzikë, kur njerëzit nuk të marrin seriozisht. Kam patur shumë momente në të cilat kam menduar se cila është arsyeja, përse duhet të vazhdoj ta bëjë këtë gjë.” Ka vazhuar më tej Gomez. Gjatë intervistës ylli i muzikës amerikane ka nënvijëzuar disa herë dëshirën për t’ju dedikuar artit të kinematografisë dhe të producentes. “
“Dua t’i jap vetes një mundësi për të interpretuar” , eshtë shprehur ajo.Mesa duket Selena Gomez dëshiron t’i japë një kthesë tjetër jetës dhe karrierës së saj profesionale. Megjithatë duket që s’është ende gati për t’i dhënë lamtumirën muzikës. Në 12 mars pritet të dalë kënga më e re e saj në spanjisht me titullin “Revelacion”.



















