
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e situatës së pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Përgjatë 24 orëve të fundit ka pasur 629 njerëz që kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin, ndërkohë që 13 shtetas kanë ndërruar jetë, një rënie e lehtë kjo në krahasim me ditët dhe javët e kaluara. Në njoftim thuhet se vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3197 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë. Rastet më të mëdha pozitive vijojnë në regjistrohen në Tiranë, Shkoder, Lushnje, ndërsa kanë rënie ato në Durrës.



















