
Lajmi bëhet i ditur një javë para nomimeve për çmimet Oscar, ku diva italiane mund të jetë pjesë me rolin e saj në filmin “La vita davanti a Se” me regji të djalit të aktores së madhe, Edoardi Ponti. Çmimi “Visionary Award” i shtohet listës së gjatë të çmimeve dhe vlerësimeve të aktores 86 vjeçare, prej të cilëve, dy Academy Awards, gjashtë Golden Globe, një Luan të Artë, një Copa Volpi në Festivalin e Venecias, çmime të festivaleve të Kanës, Berlinit, Londrës, dhjetë Davidë të Donatellos.
Ai përkon me 60 vjetorin e rolit të aktores në fimin “Çoçarja”, me të cilin mundi të fitojë një Oscar si aktorja më e mirë në një film të huaj dhe me 30 vjetorin e Oscarit për karrierën artistike. Në vitin 1991, Instituti i Filmave Amerikanë e përfshiu Lorenin në listën e 25 artistëve më të mëdhenj të gjithë kohërave. Nomimet për Çmimet Oscar për këtë vit do të shpallen të hënën në 15 mars.



















