KreuCelebrity

“Nuk e besoj se Meghan donte të vriste veten”, moderatori i njohur largohet nga puna!

Moderatori i njohur i “Good Morning Britain”, Piers Morgan e la papritur punën, edhe pse është një prej prezantuesve më në zë në Britani. Shkak u bë një incident me kolegun e tij të programit, Alex Beresford.

Morgan po komentonte intervistën e Harry-t dhe Meghan-it, duke thënë se nuk i besonte fjalët e saj, dhe i vuri në dyshim edhe pretendimet e dukeshës ish-aktore, se ka dashur të vrarë veten. Bashkëprezantuesi e kritikoi duke i thënë se ai përherë flet keq për Meghanin dhe duket sikur ka dicka personale me të. Paskësaj, Morgan u ngrit e u largua nga studioja, ndërsa mësohet se Meghani më vonë i dorëzoi televizionit edhe një ankesë kundër tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF