Padyshim, do të merrnin vëmendjen që u takonte si këpucët e njërit prej njerëzve më me influencë të botës. Megjithatë, as vetë drejtuesit e shtëpisë së ankandeve Bellmans të Sussex nuk e prisnin një shifër të tillë. Ata ishin të bindur se këpucët e kadifenjta të Winston Churchill do të jepeshin e shumta për 15 mijë dollarë, por ato I kapërcyen parashikimet dhe në fund, u shitën për gati 40,000 dollarë.
“Këto këpucë, në të cilat janë të shënuara inicialet e tij “WSC”, datojnë nga viti 1950”, shkruan BBC. Churchilli i përdori shumë ato gjatë mandatit si kryeministër nga viti 1951 deri më 1955. Një burrë shteti dhe orator I njohur, politikani I shumëvlerësuar e drejtoi me sukses Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai vetë kishte qenë oficer në ushtrinë britanike, historian, e fitues i Nobelit për letërsi.



















