KreuCelebrity

Jennifer Aniston tregon për herë të parë kuptimin e tatuazhit të saj!

Nuk duket si fanse e madhe tatuazhesh, por një e ka bërë: “11 11”. Ndjekësit ishin shumë kuriozë të dinin se cfarë kuptimi kishte ai për Jennifer Aniston, dhe aktorja e famshme vetëm tani vendosi ta shpjegonte domethënien e tij.  52-vjeçare rrëfeu në “Morning Show” se bëhej fjalë për një homazh për shoqen e ngushtë, të cilën e quan  ” sister from another mister”, Andrea Bendewald. Ishte kjo e fundit që postoi foton e tatuazhit të Aniston në ditën e saj të ditëlindjes në 11 shkurt duke e shoqëruar me mesazhin, duke shkruar: “Mezi pres të festosh dhe të realizosh dëshira më magjike! 11:11 ”. Ylli I “Friends” e bëri tatuazhin në 2018, ndërsa me Andrean kanë një miqësi shumë të hershme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF