
“Krenare të jem zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike! Faleminderit për mbështetjen”, ky ishte mesazhi i parë Floriana Garos që kur u zyrtarizua pozicioni i saj si zëdhënëse e Partisë Demokratike. Moderatorja e njohur bëri daljen e parë zyrtare në një rol tjetër tashmë. Ajo vetë publikoi në Instagram foton ku shihet para podiumit e buzëqeshur.
Edhe pse jeton prej vitesh në Gjenevë të Zvicrës me familjen e saj, Floriana është kthyer për t“u angazhuar këto kohë me fushatën. Kujtojmë se ajo më herët ka shprehur rezerva për qeverisjen aktuale duke e cilësuar sistemin sit ë korruptuar dhe që po përpiqet t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum.



















