KreuCelebrity

Pengu i Gentian Zenelaj: “Isha në gjendje të rëndë me Covid dhe nuk i shkova dot në varrim babait”

Infektimi me Covid-19 ka lënë plagë të thellë në familjen e Genatin Zenelaj. Virusi pandemik i mori tiënzishtë të atin, ndërsa për vetë atë Gentin pati momente i shtruar në spital, dyshime nëse do ta fitonte dot këtë betejë apo jo.

I ftuar në programin e Rudina Magjistarit moderatori i “Stop” rrëfeu mes përlotjes periudhën më të vështirë të jetës së tij, teksa i shtrirë në shtratin e spitali, mori lajmin se i ati nuk ja doli dot, e ajo çfarë e bën edhe më të trishtë ndarjen me njeriun e shtrenjtë ishte fakti se ai nuk mundi dot t’i jepte lamtumirën e fundit, nuk mundi dot t’i shtrëngonte dorën për herë të fundit….

“Kjo është gjëja që më vret shumë sepse kjo është një sëmundje që ti je thellësisht i vetmuar dhe nuk ke mundësi t’i mbash dorën njeriut tënd të dashur, që nuk ke mundësi t’i rrish afër dhe t’i japësh pak shpresë. Ky ishte mendimi më i keq që unë kisha për ato tre javë ku babai im ishte i shtruar në spital. Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me probleme shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Është e pabesueshme që babai im të degradonte në këtë gjendje. Dita kur u intubua ishte shumë e vështirë për mua, ai bëri tre arrest kardiak dhe s’ma merrte mendja kurrë që ai njeri të kishte një zemër aq të fortë sepse të mbash 3 javë, 60 litra oksigjen, duhet të kesh një zemër shumë të fortë. Nuk shkova as në funeral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamundura. Ishte një situatë kaotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh”; tregoi i përlotur Zenelaj gjatë bisedës

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF