KreuCelebrity

Charlize Theron/Koha e gruas

Periudha e pandemisë çliroi gratë nga impenjimet karrieriste, duke i fokusuar më shumë tek familja dhe kënaqësi si koha dedikuar fëmijëve apo gatimit, thuajse të privuara deri para shfaqjes së virusit

Muajt e mbylljes globale i bënë gratë të kalonin më shumë kohë me familjen dhe fëmijët, madje disa edhe të luftonin dhunën, shpesh e pranishme në shoqërinë tonë. Charlize Theron flet në emër të mbështetjes ndaj gruas dhe forcës së saj transformuese. Receta e Charlize Theron për t’u përballur me sfidat e jetës ka dy përbërës: E para është vendosmëria, e cila e çoi nga ish-kërcimtare në aktore dhe modele, e para grua Afrikano-Jugore fituese e një Oskari. E dyta durimi, i cili e nxit të luftojë për kauza si barazia gjinore dhe lufta kundër AIDS, duke menaxhuar krejt e vetme dy vajzat e saj.

Jeni në pritje të “Fast & Furios”, a ju ndihmoi fizikisht fakti që keni qenë një ish-kërcimtare?

Ekziston një kujtesë në çdo trup, janë muskujt dhe pas gati 30 vitesh pa kërcyer, ato rizgjohen në rolet e mia aksion, ndaj u adaptova lehtësisht. Por forca ishte diçka krejtësisht e re për mua, sepse unë nuk isha marrë kurrë me arte marciale.

Si ishte për ju periudha e pandemisë?

Paradoksalisht një pjesë e filmave apo serialeve u kthyen në një sy të madh për të parë botën përmes ekranit. Kjo bëri që shumë artistë të merrnin një vëmendje akoma më të madhe gjatë pandemisë, madje unë isha një prej tyre që pjesën më të madhe të kohës e kalova para televizorit. Nuk e di sesi do të jetë gjithçka pas epokës post-covid, por ama pandemia prishi plotësisht mënyrat tona të jetës. Pa harruar që ka pasur edhe disa aspekteve pozitive, shumë gra kaluan kohë më familjen e tyre.

A ishte kjo një mundësi e mirë për shumë gra?

Covid u ka dhënë shumë prej nesh mundësinë për të qëndruar në shtëpi, për disa një mjedis i sigurt, por për disa një dënim me vdekje pasi shumë gra dhe fëmijë ishin pre e abuzimit në familje, sepse ato rrezikojnë jetën e tyre duke qenë të mbyllur me njerëz të dhunshëm.

Besoni se perceptimi femëror për kohën e kaluar në shtëpi ka ndryshuar?

Besoj se po. Shihja shpesh gra dhe nëna që postonin recetat që gatuanin për veten apo familjen, eksperimente që ndoshta nuk i kishin kaluar më parë, sepse ishin mësuar të porositnin ushqim të gatshëm. Koha është monedha më e fortë për një grua dhe merr dyfish vlerë kur e kalon me familjen.

Po ju me se e mbushët kohën tuaj gjatë pandemisë? 

Bashkë me vajzat shikonin filma shtrirë në divan, ndërsa më parë secila e shihte ndarazi në dhomat e tyre. Koha u bë akoma më e çmuar kur gatuanim bashkë, e pastaj uleshim dhe shijonin pjatat tona.

Po në aspektin prindëror si ishte kjo periudhë? 

Synimi ishte si çdo nënë tjetër, të kalonim këtë kohë sa më lehtë. Në fillim as unë, as vajzat, nuk e kishim idenë çfarë ishte mësimi në distancë. Tani ato po përshtaten, në rastin më të mirë e kuptojnë se do të jetë normë derisa të hapen shkollat. Flas me prindër të tjerë dhe ndihem më pak e vetmuar në përpjekjen për të gjetur një mënyrë për të menaxhuar këto gjëra të reja që po kalojmë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF