
Xhinset e grisura të Markle i paraprinë ditëve të saj si dukeshë. Ajo kishte veshur xhinsin dhe këmishë të bardhë me kopsa në 2017 ndërsa ndiqte Lojërat “Invictus” në Toronto.
Fustani i Markle J.Crew shitet për 118 dollarë, por për momentin është “sold out”. Dukesha shtoi një triko krem dhe i la flokët në valëzime të lirshme.
Xhaketa dukej identike me atë që kishte veshur Princi Harry kur çifti ecën nëpër Parkun Kombëtar Abel Tasman në Wellington, Zelandë e Re, më herët gjatë turneut mbretëror.
Markle ishte veshur për ambjentin e jashtëm ndërsa ajo dhe Princi Harry vizituan Zelandën e Re në tetor 2018 si pjesë e turneut të tyre mbretëror të vjeshtës.
Markle kishte veshur një version me viza të fustanit “Pineapple” nga Reformation, i cili u shit për 218 dollarë, por tani është ‘sold out’.
Atletet stil ‘Veja’ të Markle janë bërë prej lëkure të qëndrueshme dhe kanë cmimin 120 dollarë.
Markle e shoqëroi xhaketën e saj xhins me një këmishë prej $ 154 nga linja e saj e veshjeve, ‘Smart Set Collection’. Dukesha kishte veshur një sërë “oufitesh” të tjera të paharrueshme nga turneu i saj mbretëror në Afrikën e Jugut, duke përfshirë një fustan prej 85 dollarësh nga marka, me bazë në Malavi, Mayamiko.
Dukesha e veshi kombinimin e saj totalisht te zi me një pallto ngjyrë deveje dhe një kapelë bejsbolli.
Markle e kombinoi trikon e saj me xhinse të zeza dhe çizme, dhe flokët ne nje bisht elegant. Përveç veshjeve të saj më ‘casual’, dukesha ka veshur disa ansamble mbresëlënëse gjatë shtatëzënësisë me Archie.
Markle, duke mbajtur Archie 2-muajsh, në krahë, mbante veshur një fustan prej liri 595 dollarësh nga Lisa Marie Fernandez me syze dielli aviatori Givenchy, 380 dollarë. Ky rast shënoi daljen e dytë publike të foshnjës Archie, me të parën që ishte pagëzimi i tij në korrik 2019.



















