KreuCelebrity

Pas fortunës që shkaktoi rrëfimi i Meghan, reagon për herë të parë William!

Këtë fundjavë  në një intervistë ekskluzive për Oprah Winfrey Meghan Markle zbuloi disa të pathëna për jetën e saj brenda pallatit mbretëror, që duket se nuk ka qenë aspak jeta e një princeshe përrallash.

 

Prej disa ditësh rrjetet sociale po ‘gëlojnë’ ndaj akuzave që Meghan hodhi ndaj pjesëtarëve të familjes mbretërore, ndonëse Dukesha e Sussex në asnjë moment nuk përmendi emra konkretë.

Ashtu siç pritej, pas fortunës së shkaktuar nga rrëfimi i Markle erdhi edhe reagimi zyrtar i Pallatit Buckingham firmosur nga mbretëresha Elisabeth II.

“E gjithë familja është e trishtuar teksa mëson sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry-in. Çështjet e trajtuara, veçanërisht ajo e racizmit janë shqetësuese. Janë marrë shumë seriozisht dhe familja do të merret me to në mënyrë private. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithnjë pjesëtarë shumë të dashur për familjen. “- shkruhet në reagimin zyrtar.

Gjithashtu Princi William ka reaguar pas deklaratave të vëllait të tij, Princ Harry-t dhe Meghan Markle se në Pallatin mbretëror britanik ishin ngritur shqetësime për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre, Archie, përpara se ai të vinte në jetë.

Ai tha se familja e tij nuk është raciste dhe se ende nuk ka folur për vëllain e tij pas intervistës tronditëse.

“Ne nuk jemi një familje raciste”- tha ai pasi u pyet nga Sky Neës.

I pyetur nëse kishte folur me Princ Harry-n, Duka i Kembrixhit u përgjigj: “Ende nuk kam folur me të, por kam ndërmend ta bëj!”

 

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF