Qarkullon prej disa ditësh lajmi se Orinda Huta është në pritje të ëmbël, por tani ato që dukeshin thjesht fjalë, u konfirmuan për revistën “Who” nga burime të afërta të këngëtares dhe të shoqit, Turjan Hysko. Të njëjtat burime rrëfejne se se dyshja është vërtet në pritje të fëmijës së parë, por ka preferuar ta mbajë lajmin për vete pa e bërë publik, të paktën deri kur shtatzania të mos fshihet dot më.
Një pohim të ngjashëm bën dhe “Prive” . Orinda dhe Turjani lidhën kurorë korrikun e vitit 2017, dhe shumë ndjekës po prisnin që të dëgjonin lajmin se familja e tyre do të plotësohej me një fëmijë.