KreuCelebrity

DiCaprio më sytë nga Shqipëria: Mrekulli e kaltër në zemër të Europës!!!

Leonardo DiCaprio ka qenë një prej personazheve të famshëm që kanë reaguar vazhdimisht në mbrojtje të ambjentit, dhe në vëmendje ka pasur edhe Shqipërinë. Ylli hollivudian me famë botërore iu rikthye komenteve për lumin Vjosa. Aktori i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, të cilat rrezikojnë lumin dhe biodiversitetin në zonat përreth tij.Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku numëron rreth 48 milionë njerëz në botë, ai postoi foto te lumit me hashtagun #VjosaNationalParkNoë.“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e zemrës së kaltër të Evropës dhe njerëzit në Shqipëri duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë.”“Le të bashkohemi me ta. Klikoni në linkun tim në bio për të parë filmin dhe për të nënshkruar peticionin”, shkroi DiCaprio në Instagram.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF