Jemi mësuar ta shohim prej vitesh teksa na përshëndet nga studio e një programi sportiv, apo në fushën e futbollit teksa raporton ‘live’ derbit e ndryshëm, por si asnjëherë më parë bukuroshja Lei Kraja do të provojë veten në një tjetër fushë, në atë të aktrimit.
Pasi ka bërë një audicion në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ Lei është konfirmuar si aktorja më e re e kastit të programit të njohur në Top Channel, duke konfirmuar se përtej talentit si prezantuese ka edhe një cilësi tjetër, atë të një aktoreje te ardhshme.
Burime për bordo.al bëjnë me dije se moderatorja sportive do të ketë rolin e një vajze të ardhur nga jashtë që kërkon të gjejë dashurinë në një prej emisioneve të stisura në Portokalli. Fakti që ajo ka edhe një të folur me aksent amerikan, do të mundësojë që ky rol të jetë sa më origjinal, duke na bërë të mendojmë se Lei do të shpalosë të gjitha aftësitë për të hyrë në rol. Deri në fazën e parë të provave, vetëm një ditë para programit, bukuroshja ka arritur të kalojë me sukses provën e parë.
Sezoni i ri i spektaklit të humorit nis këtë të dielë (14 mars) dhe ndër ndryshimet e shumta që sjell ky sezon i ri do të jetë edhe bukuroshja e ekranit që kësaj here provon veten në një tjetër zhaner të artit, i cili me gjasë do te4 jetë edhe një trampolinë që ajo të fokusohet edhe drejt aktrimit.